RADIO-TIRANA
✤ Qendra kryesore në RPSSH që përgatit dhe përhap emisione radiofonike, pjesë e Radiotelevizionit shqiptar (shih). Transmetimet e para radiofonike në Shqipëri filluan më 28.11. .1938 me një stacion të vogël me valë të shkurtra. R. T. nisi programet e rregullta në Shqipërinë e lirë më 27.11.1944. Më 28.11.1944 dha drejtpërdrejt manifestimin popullor dhe fjalimin e shokut Enver Hoxha me rastin e ditës së Pavarësisë dhe ardhjes së Qeverisë Demokratike në Tiranë. Deri më 1950 jepeshin 7 orë e gjysmë program shqip dhe 4 orë në gjuhë të huaja. Më 1952 u ndërtua radiostacioni me valë të mesme e të shkurtra, që arrijnë në të gjitha kontinentet. R. T. jep 18 orë program në ditë shqip dhe 82 orë në 20 gjuhë të huaja.
(K. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Radio-Tirana
[cite]