RADIOAKTIVITETI


RADIOAKTIVITETI
✤ Zbërthim i vetvetishëm i bërthamave atomike që shoqërohet me lëshim grimcash ose rrezatim elektromagnetik. R. është veti natyrore e disa elementëve si p.sh. e uranit (U), radiumit (Ra), poloniumit (Po) etj. Punimet e para në vend për studimin e R. natyror kanë filluar më 1959 në katedrën e fizikës të UT. Matjet e para i janë kushtuar

R. natyror të ujërave minerale. Më vonë punimet kanë vazhduar me matjet e R. të ujërave të tjera nëntokësore, përfshirë dhe ato të ujërave të thella të puseve të naftës, R. të atmosferës dhe rënieve atmosferike. Matjet e R. natyror përfshijnë sot reshjet, ujërat nëntokësore e sipërfaqësore, .ajrin, materialet biologjike, sedimentet e lumenjve, tokat etj. Në praktikën e kërkimit të mineraleve të dobishme rilevimi radiometrik, d.m.th. studimi i shpërndarjes së fushës së R. natyror në territorin e vendit konsiderohet një metodë pune.

Matjet e R. natyror kryhen nga Instituti i Fizikës Bërthamore në bashkëpunim me UT, nga ndërmarrjet gjeofizike të vendit dhe institutet higjieno-sanitare, duke përdorur teknikën që përfshin gamaspektrometrinë dhe matjet e rrezatimit beta dhe alfa.

(So. K. -P. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radioaktiviteti


[cite]