ANGARIA
✤ Punë e detyruar që bënin fshatarët në mesjetë për feudalin (laik apo klerik) dhe për shtetin. Detyrimet e A. kundrejt shtetit ishin mirëmbajtja e rrugëve, çuarja e postës, ndërtimi e meremetimi i kështjellave, ruajtja e shtigjeve malore, transporte të ndryshme etj. A. kundrejt zotërve feudalë dhe enteve fetare ishin kryesisht punime bujqësore (korrja, mbledhja e barit, lërimi i tokave, rrëmihja e vjelja e vreshtave etj.). Institucioni i A. në Shqipëri dokumentohet për shekujt XIII e XIV kryesisht rië dokumentet kishtare; nga ato del se edhe në shekujt e mëparshëm fshatarësia bujkrobe ka qenë e detyruar të punonte angari. Detyrimi i A. ishte në përdorim edhe gjatë gjithë periudhës osmane. A. u praktikua deri në Çlirim nga çifligarët dhe shteti.

(K. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Angaria


[cite]