RISILIA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (V), në rrjedhjen e poshtme të Shushicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bunavi, Çeprat; popullsia gjithsej 3590 banorë. Dëshmohet si vendbanim i hershëm. Në afërsi të fshatit janë zbuluar varreza ilire dhe një ujësjellës i vjetër me tuba qeramike. Me këtë emër del qysh në v. 1307 në dokumentet bizantine. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Më 9.2.1943 (në fushën e Çepratit) ranë heroikisht Lef Sallata dhe Mitat Dautaj në përpjekje me një njësit të kavalerisë italiane. Koiektivizimi i bujqësisë përfundoi në dhjetor 1946. Është koop. e parë e rrethit të Vlorës dhe e dyta në vend.. Është qendër e KTL. Ka drejtim-kryesor prodhimin e drithërave të bukës, perimet, rritjen e gjedhit. Ka kompleks për rritjen e shpendëve. R. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Risilia
[cite]