ROMANI
✤ Vepër letrare me përmasa të mëdha në prozë, që paraqet karakteret njerëzore në zhvillimin e tyre dhe në marrëdhëniet me jetën e shoqërisë, me kohën e me ngjarje të tjera. Në letërsinë shqiptare R. nxori kryet nga gjysma e dytë e shek.
XIX.
Veprat e
para në
këtë lloj u botuan në gjuhë të huaj:
«Bija e
mallkuar» «La figlia maledetta, 1858) i F. A. Santorit, «Bardha e Temalit» (Bardha Temal, 1890), i P. Vasës, i cili temën
e nxori
nga jeta
shqiptare dhe heronjtë i pasqyroi në frymën e Rilindjes Kombëtare. R. në gjuhën shqipe u shfaq në dhjetëvjeçarin e dytë të shek.XX, me hovin që merr letërsia në këtë periudhë dhe me formimin e një shtrese lexuesish me interesa të reja kulturore. Në këtë kohë botohen «Fejesa në djep ose Ulqini i marrun» (1913), «Tak-tuk, tak-tuk ose Shkodra e rrethueme» (pjesa I 1913, pjesa II 1914), «Bukurusha» (1918) etj. të N. Nikajt etj. shumica e të cilave janë histori të jashtëzakonshme dashurie gërshetuar me motivin patriotik ose me përshkrimin e dokeve patriarkale. Vend të rëndësishëm në historinë e romanit shqiptar zënë romanet e F. Postolit «Lulja e kujtimit» (1922) dhe «Për mbrojtjen e atdheut», që i kushtohen luftës për çlirim kombëtar. R. shqiptar i kësaj periudhe nuk u çlirua nga fryma sentimentaliste dhe melodramatike. Më 1936 botohet «Sikur t’isha djalë» i H. Stërmiilit, ku, me gjithë notat sentimentaliste, jeta pasqyrohet me realizëm. Edhe në «Afërdita» (i944) i S. Spasses jepet një paraqitje realiste e jetës shqiptare e mesit të viteve 30.
Zhvillim të plotë R. shqiptar mori pas Çlirimit. Vitet 50 janë periudha e formimit të R. në letërsinë e realizmit socialist. Veprat e para në këtë lloj janë «Çlirimtarët» (vëll. I., 1958, vëll. II, 1959) i Dh. S. Shuteriqit, «Ata nuk ishin vetëm» (1952) i S. Spases, që flet për revoltën e vegjëlisë së fshatit kundër bejlerëve dhe mbrojtësve të tyre etj. Në këtë periudhë nisin të botohen edhe R. me temë nga jeta e sotme. Në hapat e parë R. shqiptar iu desh të kapërcente shfaqje të skematizmit e karakterin përshkrues.
Nga fundi i viteve 50 dhe sidomos në vitet 60, me ardhjen e individualiteteve të reja artistike, R. hyri në fazën e pjekurisë së tij artistike, që u shfaq në rrokjen më të thellë të realitetit, në gdhendjen më të mirë të karaktereve, në thurjen me aftësi të subjektit dhe në përdorimin e mjeteve të larmishme artistike. Veprat «Një vjeshtë me stuhi» e A. Abdihoxhës. «Këneta» e F. Gjatës etj. tërhoqën vëmendjen me tematikën e freskët, pasqyrimin e thelluar realist të jetës dhe me nivelin e tyre artistik. Këto prirje u përforcuan në R. më të mira që u botuan më pas, si «Para agimit» i Sh. Musarajt dhe «Tri ngjyra të kohës» i A. Abdihoxhës, ku. përmes subjekteve shumëplanëshe, u dhanë pamje të gjera të Luftës ANÇ. Forcimit të ndërgjegjes revolucionare të luftëtarëve të lirisë dhe të masave, dhënë me një theks lirik dhe epik, iu kushtua R. i D. Agollit «Komisari Memo». Në «Gienerali i ushtrisë së vdekur» të I. Kadaresë mëriyra tregimtare plot vërtetësi gërshetohet me figura simbolike, aty trajtohet tema e gjallërisë dhe e frymës së paepur liridashëse i= shqiptarëve. Pasqyrimit të ngjarjeve në prag të Luftës ANÇ i kushtohet R. tjetër i I. Kadaresë «Kronikë në gur». Në «Lumi i vdekur» i J. Xoxes jepet një tahlo e gjerë realiste e gjendjes së fshatarësisë së Myzeqesë para , Çlirimit. Tema historike zuri një vend të dukshëm, sidomos me R. «Kështjella» të I. Kadaresë, që fallohet për aktualizimin origjinal të së kal’jarës heroike të popullit shqiptar.
Vitet 70-80 karakterizohen nga zhvillimi i mëtejshëm i R. Në veprat më të mira jeta e sotme u pasqyrua në mënyrë të gjerë epike dhe me nivel të denjë artistik, u forcua prirja për zë dhënë më thellë botën e brendshme të perscnazheve. Ndihmesë në përparimin e R. dhanë tPërsëri në këmbë» i Dh. Xhuvanit që flet për forcën morale të klasës punëtore, «Juga e Bardhë» e J. Xoxes, ku pasqyrohet një konflikt i mprehtë nga jeta e kooperativave bujqësore në vitet 70, «Përballimi» i T. Laços kushtuar luftës =ë komunistëve në krye të popullit për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të viteve të para pas Çlirimit.
Vend të dukshëm në letërsinë e sotme zë R. shumëplanësh i I. Kadaresë «Dimri i madh», ku rregohet qëndresa e Partisë dhe e popullit kundër revizionistëve modernë. Kësaj periudhe i përkasin një varg R. që hodhën dritë mbi anë të reja të Luftës ANÇ, si «Njeriu me top» i D. Agollit, cBelxhiku që këndon vençe» i Sh. Musarajit, cKëshilltarët» i F. Gjatës etj., të eilat shquhen për stile të larmishme. Në vitet 70-80 merr zhvillim romani historik «Skënderbeu» i S. Godës,
Gjatë zhvillimit të tij R. shqiptar u pasurua me forma strukturore të larmishme. Ka ecur përpara R. shoqëror, ku problemet e individit paraqiten të lidhura ngushtë me shoqërinë; krahas tij po lëvrohen R. psikologjik me sfond shoqëror, R. historik, R. simbolik-konvencional, me fillesë realiste, dhe R. ku mbisundon lirizmi etj. Në dhjetëvjeçarët e fundit u lëvrua edhe R. satirik. Këto vepra e kanë bërë më të larmishme tablonë e R. shqiptar të realizmit socialist. Dukuri e re në historinë e letërsisë sonë është shfaqja e R. për fëmijë. R. i sotëm karakterizohet nga pasqyrimi më i thellë e më i gjerë 1 aktualitetit, nga forcimi i psikologjizmit, nga përdorimi i mjeteve të ndryshme artistike, nga rritja e pandërprerë e nivelit të tij cilësor. Ndër autorët kosovarë përmenden në këtë gjini Nazmi Rrahmani, Hivzi Sulejmani etj. (N. J.-D.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Romani