ROMANTIZMI


ROMANTIZMI
✤ Drejtim letrar në letërsinë e shek. XIX, që ka si tipar mbisundues shprehjen e pakënaqësisë ndaj realitetit shoqëror e politik ekzistues. të cilit i kundërvihet një botë tjetër me vlera ideore dhe morale të larta. Në letër3inë shqiptare R. u shfaq pothuaj në të njëjtën kohë ltur lindi edhe në Evropë; vepra e parë romantike shqiptare «Këngët e Milosaos» u botua më 1836. R. shqiptar pati shumë tipare të përbashkëta me R. evropian, por në të njëjtën kohë, për shkak të rrethanave historike e shoqërore në të cilat lindi dhe u formua, ai u shqua nga veçantësia e tij kombëtare. R. në Shqipëri u zhvillua në lidhje të ngushtë me lëvizjen e Rilindjes Kombëtare. Trualli shoqëror dhe psikologjik në të . eilin u rrit letërsia romantike shqiptare ishte pakënaqësia ndaj gjendjes së rëndë ku ndodhej atdheu dhe dëshira e zjarrtë për një të ardhme më të mirë për të. Kjo përcaktoi veçorinë thelbësore të R. shqiptar, karakterin e tij përparimtar.

Evokimi i së kaluarës historike përbën tiparin themelor të R. shqiptar. Në veprat e tyre shkrimtarët romantikë kujtuan të kaluarën heroike të atdheut, sidomos trimëritë e shqiptarëve në shek. XV nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër dyndjes së ushtrive osmane, bashkimin e të gjitha forcave të popullit përballë rreziqeve që kërcënonin atdheun. Lulëzimin e tij R. shqiptar e njohu duke nisur nga gjysma e dytë e shek. XIX, në krijimtarinë e N. Frashërit dhetë J. De Radës, që janë edhe përfaqësuesit e tij më kryesorë. Në poemat «Historia e Skënderbeut», «Serafina Topia» dhe «Skënderbeu i pafan» etj. gjetën pasqyrim të plotë problematika historiko-kombëtare dhe patosi patriotik i romantizmit shqiptar. Në hullinë e romantizmit u zhvillua krijimtaria e F. Shirokës, G. Darës së Ri, Asdrenit etj. Ashtu si në R. në përgjithësi, edhe në veprat e autorëve romantikë shqiptarë një vend të rëndësishëm zuri ndjenja e natyrës, që u shfaq në radhë të parë në përshkrimin e bukurive të atdheut («Bagëti e Bujqësix, vjershat e Asdrenit, F. Shirokës etj.). Në një varg krijimesh poetët romantikë iu sollën fakteve politike të jetës së kohës, pasqyruan vuajtjet e popullit nën thundrën e huaj, grishën me zjarr për luftë kundër zgjedhës së padurueshme. Sado që më rrallë, në veprat e romantikëve u ravijëzua edhe tipi i patriotit shqiptar («1 tretuni», «Vaji i bylbylit» të Mjedës, «Zëri i kryengritësve», «Çpërblimi» të Asdrenit etj.). Në përgjithësi, ajo që shquan botën shpirtërore të heronjve të poetëve romantikë është hovi shpirtëror, besimi në të ardhmen më të mirë dhe vënia mbi të gjitha e së mirës së atdheut.

Romantikët shqiptarë lëvruan lloje të ndryshme poetike: vjershën qytetare patriotike, elegjinë, marshin, himnin dhe poemën me temëhistorike-kombëtare. Shkrimtarët romantikë përpunuan një stil dhe gjuhë të qartë e të kuptueshme për masat, ata u mbështetën në krijimtarinë popullore,

(A. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Romantizmi


[cite]