ROSA
✤ (Anas domestica). Shpend uji i familjes Anatidae, me qafë të shkurtër, me sqep të gjerë dhe me këmbë si pëllëmbë të hapura anash. R. është me prejardhje nga rosa e vendit (Anus platyrhynchos L.). Racat e rosave ndahen: në R. për mish, mish e vezë dhe vezë. Në Shqipëri është përhapur R. e racës Roskoveei, që rritet në mjaft ekonomi bujqësore. Ka ngjyrë të bardhë në krem, sqepin dhe këmbët portokalli, peshë 3-3.5 kg rosat, 3.5-4 kg rosakët, pjelloria 90-120 kokrra vezë në vit. Mishi i rikave të therura në moshën 60-70 ditëshe është I butë, përmban 5-10%
yndyrë, rreth 21% proteina, ndërsa ai i R. të rritura përmban më shumë se 30% yndyrë dhe rreth 17% proteina. Qendra kryesore e rritjes së R. është NB e Roskovecit (Fier). R. për mish e vezë peshojnë 2-2.5 kg., rosakët .2.5-3 kg., pjelloria 150-160 kokrra vezë në
vit. Pesha e R. të tipit për vezë është e vogël, ato pjellin 170-200 vezë në vit. R. ushqehen me bimësinë e pellgjeve ujore, si dhe me bretkosa, peshq të vegjël, insekte etj.
(Q-N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rosa
[cite]