ROSHNIKU


ROSHNIKU
✤ Fshat në rrethin e Beratit (L), në rrëzën VP të Tomorit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhs fshatrat: Mimias, Vojnik, Kostren, Qafë-Dardhë, Dardhë, popullsia gjithsej 3040. Si vendbanim është i vjetër. Më 9.2.1943 në R. u bë Konferenca e PKSH për qarkun e Beratit. U çlirua në shtator 1944. Kolektivizimi u bë më 1957. Koop. e bashkuar «9 shkurti» u formua më 1971. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të bimëve industriale, rriten ulliri e pemët frutore. Më 1983 u morën në gjithë sipërfaqen 30 kv/ha grurë. Janë të përmendur fiqtë e R. R. ka shkollë të mesme bujqësore, muzeun e Partisë të qarkut, shtëpi kulture, spital, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Roshniku


[cite]