RRËSHQITJET


RRËSHQITJET
✤ Zhvendosje të ngadalshme të masave të tokës, pa rrokullisje, nën veprimin e forcës së rëndesës. Rr. mund të jenë të eekta ose sipërfaqësore, si dhe të thella mbi 15 m. Rr. karakteristike ka qenë ajo e Moglicës (Korçë) që ndodhi më 1977. Fshati ndodhej në një shpat mali, të ndërtuar nga formime aluviale-deluviale. Reshjet e shumta bënë që të prishej qëndraeshmëria e shpatit dhe të niste Rr. e cila kaloi në rrjedhje. Ajo kapi në rrafsh një sipërfaqe rreth 1.2 km2, e cila lëvizte vende-vende me shpejtësi deri në 6 km/orë. Lëvizja shkaktoi prishjen e 120 shtëpive të fshatit, të eilat u ndërtuan në një kohë të shkurtër me shpenzimet e shtetit. Për mbrojtjen nga Rr. në vendin tonë janë snarrë dhe merren vazhdimisht masa, si lufta kundër gërryerjeve, pyllëzimi i shpateve të zhveshura të maleve, sistemimi i rrjetit ujor, ndërtimi i mureve mbrojtëse etj.

(N. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrëshqitjet


[cite]