RRETHI I FIERIT


RRETHI I FIERIT
✤ Shtrihet në Shqipërinë P, në>J të Ultësirës P, përfshin Mallakastrën e pjesën JP të Myzeqesë dhe del në Adriatik. Sipërfaqja 1175 km2. Popullsia: 216.400. Përfshin 4 qytete — Fieri, qendër e rrethit, Ballshi, Patosi dhe Roskoveci, 139 fshatra të grupuara në 21 fshatra të bashkuar. Dendësia mesatare 184,2 banorë/km2 popullsia në qytet 27,6%, në fshat 72,4%. Rritja natyrore 2,09%.

Mbizotëron relievi fushor e kodrinor. Në P shtrihet fusha e Myzeqesë së Fierit. Në L e JL ngrihen kodrat e Mallakastrës me lartësi mesatare 5000 m, pika më e lartë Çuka e Mullëzës (996 m). Luginat kryesore: e Vjosës, e Pavlës dhe e Gjanicës. Lumenjtë:

Semani dhe Vjosa (si kufi me Vlorën) në rrjedhën e poshtme deri sa derdhen në det, Gjanica dhe Pavla. Klima është mesdhetare fushore dhe në L mesdhetare kodrinore. Ndikon deti Adriatik deri në thellësi të zonës kodrinore nëpër luginat. Temp. mesatare vjetore 14.1°C, mesatarja e muajve më të ftohtë 7.4°C dhe më të ngrohtë 22.4°C. Temp. absolute më e ulët — 6.5°C më e larta 40.8°C në Ballsh. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 983 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Vërehet shmangie e madhe, brenda 24 orëve bie sasia e disa muajve, më 17.11.1978 ranë 182,3 mm. Era karakteristike lokale është puhia detare. Pasuria minerale kryesore është nafta dhe gazi nga Marinëza deri në Cakran. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta kafe 60%. Pyjet dhe shkurret. zënë 13% të sipërfaqes. Bimësia kryesore janë shkurret mesdhetare, pisha e dushku dhe shumë lloje bimësh me vlera mjekësore. Ka rezervate natyrore: Pishë-Poro, Ndërmenas dhe Levan. Burimi kryesor nëntokësor është i Poçemit, nga merret uji i pijshëm për Ballshin.

E.r. i F. është rreth industrial-bujqësor i zhvilluar. Sot jep 10 herë më shumë prodhim industrial se sa jepte e gjithë Shqipëria para Çlirimit.

Industria zë 73.3% të prodhimit të përgjithshëm. është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash të mëdha. Para Çlirimit ind. jepte vetëm 13.7% të prodhimit, kishte vetëm disa punishte e fabrika bloje. Më 1980 jepte 84 herë më shumë se më 1950 dhe 7,5 herë kundrejt 1960. Degët kryesore: ind. e naftës 46% — Rr. i F. zë vendin I në Republikë për nxjerrjen e naftës dhe përpunimin e saj me Uzinën e Përpimimit të Thellë të Naftës në Ballsh (shih) dhe Uzinën e Përpunimit të Naftës në Fier; ind. ushqimore 15.2% sidomos fabrikat e vajrave, e margarinës, konservave, verës etj.; ind. kimike 11,3% me Uzinën e Nitrat Amonit «Gogo Nushi» (shih) dhe Uzinën e Uresë; ind. elektrike 8.9% me TEC-in në Fier (shih) dhe në Ballsh; ind. mekanike 7.3% me uzina mekanike në Patos, Fier dhe ofiçina mekanike etj. Në shkallë Repubiike Rr. i F. jep 12% të prodhimit industrial dhe zë vendin II pas rrethit të Tiranës, ind. kimike jep 31.5%, ind. elektrike 15.5%, ind. ushqimore 7.4% etj.

Bujqësia jep 26.7% të prodhimit të përgjithshëm. Ka 19 koop. të bashkuara, 6 KTL dhe 7 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi në mars 1947 dhe përfundoi më 1960. Sipërfaqja e punueshme zë 60% të gjithë rrethit, nga e cila 82.2% e zënë bimët e arave, 17.8% ullishtat, vreshtat e frutikultura. 53.7% e sipërfaqes përfshihet në zonën e intensifikuar. Ujitet 66% e sipërfaqes, në pjesën fushore ujitet e gjithë sipërfaqja. Para Çlirimit kishte shumë këneta dhe tokat përmbyteshin nga lumenjtë. Me punime të mëdha bonifikimi janë përfituar 36.500 ha dhe janë përmirësuar 11.260 ha. Rinia ka përkrahur nismën për t’u vendosur në fshatrat e rinj, si në Hoxharë etj. Janë hapur kanale ujitëse, si Vjosë-Levan-Fier dhe janë ndërtuar mbi 30 ujëmbledhës: i Kurjanit, nga më të mëdhenjtë e vendft, i Zharrëzës, i Lumarës, i Çorrushit, i Greshicës etj. me aftësi ujitëse 17.500 ha. Janë ndërtuar 72 km argjinatura anës l.Seman. Në zonën kodrinore janë bërë 15.500 ha brezare dhe pyllëzime për mbrojtjen e tokave. Më 1947 u ngrit :një nga SMT-të e para në Shqipëri, sot janë të mekanizuara 96% e plugimeve, 77% e mbjelljeve dhe 78% e korrjeve të grurit etj. Kulturat krye■sore: gruri (31% të sipërfaqes), pambuku (11%), luledielli (7%). Më 1983 u morën mesatarisht 34 kv./’ha grurë dhe 45,5 kv/ha në zonën e intensifikuar me përparësi. Në blegtori vendin kryesor e zë rritja e lopëve për qumësht e mish (sidomos NB Fier e Levan, koop. bujqësore e Zharrëzës, e Cakranit, Pojanit etj.), e deleve, e dhive (Kutë e Damës) dhe e derrit (NB e Roskoveeit). Ka komplekse për rritjen e shpendëve dhe bletari të zhvilluar. Rr. i F. ka rëndësi të veçantë për transportin, rrugët kryesore janë Fier-Tiranë, Fier-Vlorë, Fier-Berat dhe Fier-Seman. Më 1968 m ngrit stacioni hekurudhor i Fierit, më 1974 i Ballshit dhe është në ndërtim linja deri në Vlorë.

Në Rr. e F. përfshihen një pjesë e madhe e krahinës etnografike të Myzeqesë (shih) dhe Mallakastra (shih). Rrethi ka tradita për prodhime’: bujqësore dhe për rritjen e ullirit. Tipi i banesës ka qenë kasollja fshatare zakonisht rae kailama dhe e lyer me baltë, për shkak të shirytëzimit të rëndë nga bejlerët.

Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar mjaft vendbanime prehistorike dhe qendra të periudhës ilire si Cakrani, Bylisi, Margëlliçi, Nikaia (shih etj. dhe qytetin e rëndësishëm Apolonia (shih). Rrethi ka tradita të luftërave për liri dhe kundër shtypjes së çifligarëve. Gjatë Luftës ANÇ u krijuan 6 çeta partizane, 3 batalione etj. Më 1938 Rr. i F. kishte 27 shkolla fillore dhe 55 mësues. Sot ka 18 shkolla të mesme, përveç shumë shkollave pa shkëputje nga puna, 76 shkolla 8-vjeçare; 155 kopshte. Më 1952 u hap teknikumi i parë bujqësor i Myzeqesë «Rakip Kryeziu» në fshatin «Çlirim». Më 1968 u hap për disa vjet një filial i UT. Janë ngritur 127 muzeume dhe biblioteka, duke përfshirë edhe të . fshatrave. Botohet gazeta lokale Drapër e Çekan (shih). Zhvillojnë veprimtari 22 shtëpi kulture, 85 vatra kulture, 5 klube kulture të BP, 6 kinema. Para Çlirimit 90% e popullsisë ishte malarike dhe ishin shumë të përhapura sëmundje të tjera. Deri më 1939 nuk kishte asnjë qendër shëndetësore, jeta mesatare ishte 38 vjeç. Sot ka 8 spitale (4 në fshatra), 30 shtëpi e reparte lindjeje, 162 ambulanca, 24 klinika dentare, 21 farmaci etj. Që më 1964 nuk ka më raste të malarjes dhe të disa sëmundjeve të tjera. Në Seman është hapur plazhi lokal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Fierit


[cite]