RUBIKU
✤ Qytet në rrethin e Mirditës (P). Popullsia 2045. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Janë me vlera pikturat murale të shek. XIII në katedralen e R. (shih: Afresket e Rubikut). Shfrytëzimi i vendburimit të bakrit ka filluar më 1938 nga shoqëritë italiane. Pas Çlirimit R. mori një zhvillim të vrullshëm me zbuiimin e shfrytëzimin e vendburimeve të reja. Këtu është ngritur një nga uzinat më të mëdha të rafinimit të bakrit (1965). U shpall qytet më 1962. R. është sot qendra kryesore industriale e rrethit të Mirditës që jep 70% të prodhimit të përgjithshëm industrial të tij. Në R. veprojnë disa ndërmarrje të tjera dhe ofiçina e metalurgjisë, të gjeologjisë. R. ka s’nkollë të mes~ me industriale, shkollë 8-vjeçare, klub kulture, bibliotekë, qendër shëndetësore, shtëpinë e lindjes, kabinet stomatologjik, farmaci, kopshte e çerdhe, rrjetin tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rubiku


[cite]