RUSTEMI AVNI


RUSTEMI AVNI
✤ (1895-1924). Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike «Bashkimi», pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershdrit 1924 (shih). Hero i Popullt. Lindi në Libohovë në një familje atdhetare. Mësimet fillore i. mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë A. R. punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, A. R. u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit (shih), më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke, Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin «Djalëria e Vlorës». Në krye të saj organizoi demonstratën antiimperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi «Lidhjen e Rinisë Shqiptare® për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat pashë Toptanib, tradhtar, vegël e fuqive të huaja.

«Akti heroik i Avni Rustemit në Paris, — ka thënë shoku Enver Hoxha, — nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist… Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të popullit tonë që po ngrihej kundër feudalizmit», (Vepra, vëll. 41, T. 1984, f. 178-179). Me t’u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata «Atdheu». Kryetar nderi i saj u zgjodh A. R. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës «Atdheu», në gusht 1922 përsëri me nismën e A. R. më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike «Bashkimi». A. R. nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publieistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. «Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, — thoshte ai, — atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuaf të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojëx. Daljen e vendit nga prapambetja A. R. e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. «Pa pavarësi ekonomike, — shkruan ai, — nuk mund të ketë pavarësi poljtike*. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Ju’gosllavi. Me këmbënguljen e A. R. Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë më 4 shkurt 1924 mbajti heshtje në shenjë zije për vdekjen e V. I. Leninit. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

(A. Gje.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rustemi Avni


[cite]