APARATI ADMINISTRATIV


APARATI ADMINISTRATIV
✤ Tërësia e sistemit të posaçëm të atyre organeve shtetërore, të cilat Kushtetuta dhe ligjet i cilësojnë si organe ekzekutive-urdhërdhënëse dhe i ngarkojnë me organizimin e drejtimit praktik të realizimit të funksioneve të brendshme e të jashtme të shtetit të diktaturës së proletariatit në RPSSH. Si pjesë organike e aparatit shtetëror (shih), A.A. përbëhet nga organet ekzekutive-urdhërdhënëse të larta (Këshilli i Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore qendrore), nga organet ekzekutive-urdhërdhënëse lokale (komitetet ekzekutive të k.p. të të gjitha hallkave dhe seksionet e zyrat e tyre) dhe nga organet ekzekutive-urdhërdhënëse të bazës (drejtoritë e ndërmarrjeve e të institucioneve). Në RPSSH e gjithë veprimtaria organizuese shtetërore e A.A. ka karakter nënligjor dhe ushtrohet në bazë dhe për zbatim të veprimtarisë parësore të organeve përkatëse të pushtetit shtetëror (të Kuvendit Popullor, të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të këshillave popullorë)

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aparati Administrativ


[cite]