SINANI TAULLAH
✤ (1869-1843). Patriot demokrat. Lindi në fshatin Karhunarë të Lushnjës. Veprimtarinë e tij atdhetare e filloi që në moshë të re. U arratis nga ushtria turke kur kryente shërbimin e nizamit në Jemen; për një kohë bëri jetën e kaçakut dhe me armë në dorë luftoi kundër pushtuesve osmanë. Në kohën e Shpalljes së Pavarësisë u ndodh në Fier, prej nga shkoi në Vlorë në mbrojtje të Qeverisë së formuar nga Ismail Qemali. U aktivizua shumë në kohën e Kongresit Kombëtar të Lushnjës (shih) për problemet e organizimit dhe për mbrojtjen e punimeve të tij.
Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe në Lëvizjen e Fierit më 1935. Për pjesëmarr;en aktive në këtë lëvizje u dënua me vdekje, oor dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.
(N.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sinani Taullah
[cite]