ARKAT E KURSIMIT


ARKAT E KURSIMIT
✤ Institucione financiare shtetërore për grumbullimin e kursimeve monetare përkohësisht të lira të punonjësve mbi baza vullnetare, me kusht kthimi kundrejt një pagese të vogël në formë interesi. Instituti i A. të K. u krijua pas Çlirimit. Në veprimtarinë e A. të K. vendin kryesor e zënë veprimet me depozita. Depozitë kursimi quhet shuma monetare që lihet në ruajtje pranë arkës ose agjencisë së kursimit. Me dispozita, A. e K. garantojnë kthimin e shumës së depozituar në çdo kohë, ruajnë sekretin e depozitës dhe u kryejnë disa shërbime punonjësve depozitues. Si rrjedhojë e rritjes së pandërprerë të nivelit të jetesës së masave punonjëse në bazë të politikës së PPSH për mirëqenien e popullit, numri i depozituesve dhe shumat e depozituara shtohen vazhdimisht. Më 1983 numri i arkave dhe i agjencive të kursimit ishte 3801 dhe mesatarisht në çdo 4 vetë njëri kishte librezë kursimi. Shuma e depozituar në to ishte 892 milionë lekë, ose 223 dhe 7,5 herë më tepër se më 1950 dhe 1960, ndërsa mesatarja e depozituar në një librezë kursimi ishte 1.310 lekë, ose 12,6 dhe 2,6 herë më tepër se më 1950 dhe 1930. Teprica e qëndrueshme e depozitave të kursimit shërhen si burim i kreditit bankar (shih) dhe përdoret në të mirë të zhvillimit të ekonomisë popullore.

(R-Ç-)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkat E Kursimit


[cite]