ARKIVI QENDROR I PPSH


ARKIVI QENDROR I PPSH
✤ (AQP). Institucion qendror që merret me grumbullimin, përpunimin shkencor, ruajtjen dhe vënien në shfrytëzim të materialeve dokumentare të PPSH. AQP u krijua më 29.4.1955. Bazat e arkivit të PPSH u hodhën që në vitet e para të krijimit të saj, me interesimin e kujdesin e drejtperdrejtë të sh. Enver Hoxha. Arkivi erdhi duke u pasuruar nga viti në vit dhe sot në fondin e tij ruhen materiale dokumentare me vlera të mëdha politike-shoqërore, historike e shkencore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e PPSH, duke filluar nga dokumente. të Lëvizjes punëtore e komuniste në Shqipëri para formimit të PPSH, të Kominternit për Shqipërinë; të Luftës ANÇ, si dhe dokumente të Par tisë të periudhës së ndërtimit socialist të vendit. Përveç përpunimit informativ-shkencor të dokumenteve, AQP bën dhe botime. Pranë tij është ngritur një Këshill Shkencor. AQP udhëheq punën metodike arkivore të Partisë, ndjek zhatimin e vendimeve, të rregulloreve e udhëzimeve të KQ të Partisë për arkivat në institucicnet e Partisë dhe në komitetet e PPSH të rretheve, ndihmon arkivat e organizatave qendrore të masave. (S.Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkivi Qendror I Ppsh


[cite]