ARKIVAT
✤ Institucione të posaçme ose sektorë pranë institucioneve, organizatave dhe ndërmarrjeve, që grumbullojnë, ruajnë dhe përpunojnë materialet dokumentare për nevojat e punës ose për qëllime studimi; tërësia e dokumenteve të krijuara gjatë veprimtarisë së një institucioni, organizate, familjeje ose personaliteti, që ruhen si materiale me vlerë.

Pas Çlirimit A. shqiptare u organizuan mhi baza shkencore. Institucioni kryesor arkivor në Shqipëri është Arkivi Qendror Shtetëror i RPSSH (shih), që ka trashëguar edhe gjithë materialin dokumentar arkivor të popullit shqiptar të grumbulluar gjatë shekujve. Përveç tij funksionojnë edhe Arkivi Qendror i Partisë pranë KQ të PPSH (shih) Arkivi Qendror i Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes Fopullore, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Një rrjet i tërë A, të tjera janë ngritur pranë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, komiteteve të Partisë në rrethe, komiteteve ekzekutive të rretheve, organizatave shoqërore, institucioneve shkencore, kulturore, ndërmarrjeve etj. A. dhe punën arkivore i drejton në rrugë shtetërore në shkallë republike Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit të RPSSH.

(Z.Al.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkivat


[cite]