ARSIMI PARASHKOLLOR
✤ Hallka e parë e sistemit arsimor, që merret me edukimin shoqëror të fëmijve të moshës 3-6 vjeç dhe me zhvillimin e tyre të rregullt fizik e mendor. A.P. jep elementet e para të edukimit ideopolitik, i pajis fëmijët nie vetitë më të thjeshta të moralit komunist dhe të edukatës së punës, dhe i përgatit për të ndjekur klasën e parë të shkollës tetëvjeçare. A.P. në RPSSH është i përgjithshëm dhe realizohet në kopshtet e fëmijëve. Kopshtet e fëmijëve zakonisht kanë tre grupe, të ndara sipas moshave 3-4, 4-5 dhe 5-6 vjeç. Organizimi në sistem i A.P. filloi pas Çlirimit dhe në mënyrë të veçantë pas shpalljes së Dekretit të Kuvendit Popullor Nr. 115 dt. 17.8.1946 dhe Ligjit Nr.282 «Mbi Reformën e Arsimit». Me kujdesin e veçantë të PPSH dhe të puslitetit popullor, lidhur me detyrat për emancipimin e mëtejshëm të gruas dlie pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, rrjeti i A.P. është zgjeruar vazhdimisht dhe sot ka kopshte në çdo fshat.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arsimi Parashkollor
[cite]