ARTI ANTIK


ARTI ANTIK
✤ Tërësia e vlerave artistike që ruhen prej mesit të mijëvjeçarit I p.e.r. deri në shekujt e parë të e.r. në truallin e Shqipërisë. Në Iliri zhvillimi i artit si veprimtari e veçantë shoqërore nis me vendosjen e rendit skllavopronar në shek.VII p.e.r.—VI e.r, Qendra e tij

kryesore u bënë qytetet ilire Bylis, Amantia, Foinike, Butrot etj. dhe ngulimet helene: Dyrrahu, Apolonia, Oriku. Në qendrat e hershme qytetare të shek. VI — V p.e.r. arti skllavopronar ilir shfaqet me importimin e figurinave prej bronzi e terrakote, të enëve prej qeramike me figura të zeza dhe të kuqe, të enëve prej bronzi e të pasqyrave me figura njerëzore. Vepra të artit arkaik dhe të hershëm klasik janë koka prej bronzi e Apollonit nga Vlora, mbajtësja e pasqyrës nga Shkodra, menada e Tetovës, kërcyesi i Selcës etj. Njëkohësisht fillon imitimi i këtyre modeleve nga mjeshtrit ilirë, vecanërisht në zonën e Shkodrës dhe Dardani.

Tipare të qarta mori arti ilir krahas formimit të plotë të qyteteve ilire në shek.IV p.e.r. duke i ruajiur deri në shek. I p.e.r. Vendin kryesor e zinte skulptura, që u zhvillua duke përvetësuar elemente të artit helen. U trajtua skulptura e rrumbullakët dhe reiievi i lidhur kryesislit me arkitekturën dhe monumentet e varrimit. Materiali i përdorur është guri gëlqeror i Karaburunit, i Kaninës ose guri i gjipsit i Dumresë. Veçori është përgjithësimi i formave, paraqitja realiste e tipareve dhe e veshjes vendase. Qendrat kryesore janë treva e amantëve, treva e bylinëve dne Dimali, Belshi e Foinike. Arti gjeti shprehje edhe në prodhimet më të mira zejtare. Në qeramikë shfaqen tipa të ndryshëm terrakotash me qallim kulti por edhe si sende zbukurimi, që përmbajnë vlera të larta artistike (Margëllic, Amantia, Mavrovë). Në shek.III-II zbatohet edhe relievi mbi enë me skena mitologjike, sportive etj. (Armen, Margëlliç etj.). Relieve që paraqesin personazhe mitologjike zbatohen në vegjët dhe fundet_ e enëve prej metali (Antigone, Selcë, Amantia etj.). Vepra me vlerë artistike janë pllaxat e brezit me paraqitjen e luftëtarëve ilirë nga Selca e Poshtme dhe Gostilja në bregun VP të Iiqenit të Shkodrës. Punime me pretendime artistike janë edhe figurat e hyjnive në monedhat e qyteteve Bylis, Amantia, Damastion, monedhat e shtetit të Epirit etj. Pushtimi romak e ngadalësoi zhvillimin e natyrshëm të artit ilir dhe me rënien ekonomike të qyteteve ilire në shek.I p.e.r. ai zhvillohet në kuadrin e artit provincial romak.

Në ngulimet helene arti zhvillohet i lidhur rne traditën arkaike korintike e korkyrase, të sjellë nga qytetet mëmë në shek.VII-VX p.e.r. Në shek.V-I, krahas lidhjes së ngushtë të ngulimeve helene me ilirët, arti i tyre fiton veçori që e dallojnë në kuadrin e artit helen. Skulptura vendase nis në Apoloni e Dyrrah në shek.VI p.e.r. në funksion të arkitekturës (relievi i Amazonomahisë në tempullin e Artemisit, Kurosi prej terrakote në Dyrrah) dhe për monumente varrimi. Koha e lulëzimit të skulpturës për të dy qytetet Ishte shek.IV-III p.e.r.. Skulptura e rrumbullakët e punuar në gur të Karaburunit ose mermer përfaqësohet nga shtatore ose koka të perëndive e të atletëve. Në Durrës janë gjetur dhe skulptura ië _ papërfunduara prej guri. Vlera të veçanta artistike kanë edhe punimet në qeramikë. Në shek.IV-III p.e.r. punishtet e Apolonisë dhe Dyrrahut prodhuan enë me figura të kuqe, me tema mitologjike dhe nga jeta e përditshme. Terrakotat në shek.VI-V trajtojnë figura perëndish, por në shek.IV-I marrin tema nga jeta e përditshme. Seritë e monedhave të Dyrrahut, Apolonisë dhe Orikut japin , tipa të ndryshëm figurash të realizuara artistikisht. Gjatë shek.I-II e.r. përvetësohen edhe tipare të artit romak, veçanërisht në skulpturë. Portreti ndjek realizmin tipik të kohës, por me një frymë klasike të mbështetur në traditën. Qendra kryesore ishte Apolonia, veçanërisht në periudhën e Antonineve dhe Severëve me portretet e magjistratëve, të Filozofit, të Bilies etj. Portrete të shek.I-II e.r. kanë dhënë Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bëhet skematik dhe lidhet me qëllime praktike në zbukurimin e altareve, sarkofagëve, monumenteve arkitektonike etj. Përhapet mjaft në Dyrrah dhe Apoloni relievi me ndeshje gladiatorësh. Nga arti zyrtar shkëputet mjaft arti, i trevave fshatare, i shprehur kryesisht në relievin e gurvarreve. Me mjete të thjeshta jepen çastet e dhimbshme të ndarjes apo evokohen skena nga jeta e përditshme e fshatarëve, barinjve, fëmijëve etj. Në të shprehet qëndresa ndaj asimilimit nëpërmjetruajtjes së veshjes dhe emrave ilire. Mozaiku (shih) monokron e polikron me motive gjeometrike arrin . kulmin duke përdorur modele nga piktura më e hershme siç është amazonomahia në Apoloni.

(N.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arti Antik


[cite]