ASHTA ANTON
✤ (1895-1977). Mjek malariolog i shquar, Hero i Punës Socialiste. Lindi në Shkodër dhe pas studimeve universitare e disa vjet pune, u specializua në Zvicër, Punimin e parë «Malaria» e botoi më 1932, Pas Çlirimit u krijuan nga Partia dhe pushteti populior të gjitha kushtet shoqërore dhe ekonomike për të luftuar malarien, një nga sëmundjet më të përhapura në regjimet e kaluara. A. A. punoi pa u lodhur për çrrënjosjen e saj si organizator e studiues dhe si epidemiolog e entomolog. Me veprën Malarja në Shqipëri (botuar më 1981) u bë Kandidat i shkencave mjekësore dhe iu dha Çmimi i Republikës i kl.I.
(F.Ho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ashta Anton
[cite]