ASAMBLEJA GJATË PUSHTIMIT NAZIST GJERMAN


ASAMBLEJA GJATË PUSHTIMIT NAZIST GJERMAN
✤ Kuvend i vetëquajtur Kombëtar, që u mblodh në Tiranë më 6 tetor 1943 me urdhër të pushtuesve nazistë. Mori përsipër t’u jepte karakter kushtetues vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm (shih) dhe të konsolidonte regjimin e ngritur me forcën e ushtrisë gjermane. Kuvendi shpalli shfuqizimin e vendimeve dhe të marrëveshjeve të ndryshme që sanksiononin «bashkimin» e Shqipërisë me Italinë, por la në përgjithësi në fuqi dispozitat juridike të miratuara gjatë pushtimit fashist italian (7.4.1939 deri 14.9.1943). Rivuri në fuqi dispozitat e Statutit të monarkisë zogiste të 1.12.1929, kur nuk Yinin në kundërshtim me vendimet e «Kuvendit Kombëtar». Zgjodhi KëshiUin e Lartë të Regjencës (shih), të përbërë nga 4 veta, që kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe qeverinë. Kuvendi, që populli e quajti «Asambleja tradhtare e Gestapos», u shpërnda pasi më 18 tetor 1943 pallati ku zhvilloheshin mbledhjet u godit me top nga artileria e Ushtrisë NÇ.

(L.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asambleja Gjatë Pushtimit Nazist Gjerman


[cite]