ASAMBLEJA E 12 PRILLIT 1939


ASAMBLEJA E 12 PRILLIT 1939
✤ Asamble e vetëquajtur Kushtetuese, e mbledhur në Tiranë më 12 prill 1939 nga pushtuesit fashistë italianë. Përbëhej nga 159 veta ‘të caktuar midis bejlerëve, tregtarëve të mëdhenj, klerikëve dhe intelektualëve reaksionarë, shumë prej të cilëve i kishin shërbyer me besnikëri edhe regjimit të Zogut. E kryesonte ish-ministri i Zogut, Xhafer Ypi. Mori vendimin e përpunuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme, me të cilin shpallej rrëzimi i regjimit të Zogut dhe shfuqizimi i Kushtetutës së tij, krijohej një «qeveri me fuqi të plota» dhe i ofrohej kurora e Shqipërisë mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III në formën e një bashkimi personal, që sanksiononte në fakt aneksimin e Shqipërisë nga Italia.

(L.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asambleja E 12 Prillit 1939


[cite]