ASBESTI
✤ (Amianti). Grup mineralesh silikate të serpentinit dhe amfibolit me formulë të përgjithshme 3Mg0-*2Si02 2H20, që paraqiten në trajtë fijesh tepër të holla, të përkulshme e që ndahen me lehtësi njëra nga tjetra, me shkëlqim mëndafshi, me ngjyrë të bardhë sedefi e rrallë me nuanca të përhime në të gjelbër dhe me dendësi 2,2-2,6. Më i rëndësishëm në këtë grup është krizotil-asbesti, i ciii përdoret në degë të ndryshme të industrisë si lëndë zjarrduruese deri në 1500°C, me qëndrueshmëri të madhe ndaj aeideve e bazave, përçues i keq i rrymës elektrike. Përdoret edhe në industrinë e letrës dhe për prodhimin e eternitit.

Në Shqipëri ka krizotil-asbest si dhe amfibol-asbest, me fije të shkurtëra deri në 3 mm e rrallë më të gjata, që ndodhen ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë, në trajtë dejesh të holla, të formuara nga veprimtaria hidrotermale. Përqendrime të rëndësishme dhe vendburime ka në krahinën e Tropojës, në afërsi të Pukës, në Boboshticë pranë Korçës etj. Në Dishnicë (Korçë) përbëhet nga mineraiet tremolit e aktinolit. Po bëhen studime për pasurimin dhe përdorimin e A. të këtyre vendburimeve në degë të ndryshme të industrisë.

(I.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asbesti


[cite]