ASISTENCA SOCIALE


ASISTENCA SOCIALE
✤ Shërbim shtetëror, që u krijua nga pushteti i ri popullor fill pas Çlirimit, për të përballuar vështirësitë e gjendjes ekonomike e sidomos ushqimore të vendit dhe për t’u ardhur në ndihmë menjëherë e falas popullsisë së varfër dhe asaj të dëmtuar nga lufta. Me vendimin e dhjetorit 1944 të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, përcaktoheshin funksionet e A.S. të krijuara në çdo qark, Për arsye të rëndësisë së j ashtëzakonshme që kishte ky shërbim humanitar shtetëror në kushtet e vështira të krijuara prej shkatërrimeve të luftës, me vendim të KANÇ, dt.13.1.1945, u krijua Ministria e Asistencës Sociale. Me formimin e qeverisë së re, të miratuar nga Kuvendi Popullor me vendimin e 23.3.1946 kjo ministri u shkri.

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asistenca Sociale


[cite]