ASLLANI MUHO


ASLLANI MUHO
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi VIII (1981). Lindi në fshatin Berdicë e Poshtme të rrethit të Shkodrës më 17.10.1937, në një familje të varfër. Punoi pa u lodhur në fillim si punëtor dhe pastaj si kuadër në bujqësi. Anëtar i PPSH më 1956. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Agronomisë dhe Shkoilën e Lartë të Partisë «V. I. Lenin», Është ngarkuar me detyra të rëndësishme partie dhe shtetërore: sekretar i parë i KP të rretheve të Kukësit, Matit dhe Shkodrës (1974-1979), ministër në aparalin e KM të RPS të Shqipërisë (1979-1982). Anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VII të Partisë (1976). Në maj 1982 u zgjodh sekretar i parë i KP të rrethit të Durrësit. Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për forcimin e punës së Partisë dhe për zhvillimin e hujqësisë socialiste, është dalluar si militant dhe njeri i sakrificës që me shembullin personal ka mobilizuar kuadrot e punonjësif për të kryer me sukses detyrat; ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të brendshëm e fë jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e dhjetë (1982).

(S. V.—M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asllani Muho


[cite]