BABJA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (JP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dragostun (shih). Njihet si qendër e fisit ilir të kandavëve. Përmes tij ka kaluar rrugë «Egnatia». Ka qenë stacion i rrugës me emrin «Ad Dianam». Në dokumentet osmane më 1467 del me emrin «Babjan». Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966, bën pjesë në kooperativën e bashkuar të Dragostunit. B. ka shkollë 8-vjeçare, va-. tër kulture, muzeun historik, ambulancë, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Babja
[cite]