BALLKANOLOGJIA
✤ Studimet për historinë, gjuhët dhe kulturën e popujve të Gadishullit Ballkanik. Në një vështrim më të ngushtë me B, (ose hallkanistikë) kuptohen studimet për tiparet e përbashkëta të gjuhëve ballkanike, Këto tipare të përbashkëta gjuhësore (ballkanizmat) ndeshen kryesisht në shqipen, rumanishten, greqishten, bullgarishten, maqedonishten e pjesërisht edhe në serbishten, sidomos në serbishfen jugore, Këto gjuhë ndonëse^ janë gjuhë indoevropiane, nuk bëjnë pjesë në të njëjtin grup gjuhësor. Kështu shqipja dhe greqishtja janë secila degë më vet@ në famiijen e gjuhëve indoevropiane, bullgarishtja, maqedonishtja dhe serbishtja janë gjuhë sllave (jugore), rumanishtja është gjuhë romane. Disa tipare të përbashkëta të tyre janë formuar në kushtet e veçanta historike e gjeografike, në të eilat kanë jetuar popujt e Ballkanit në marrëdhënie të gjata ndërmjet tyre. Ndër këto tipare, të cilat herë ndeshen në të gjitha gjuhët e mësipërme, herë në disa prej tyre, duhen përmendur: prania e nyjave të pasme e të përparme, formimi i kohës së ardhme me ndihmën e foljes «dua», përdorimi i lidhores në vend të paskajores, përsëritja e kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të përemrave vetorë, si edhe një varg elementesh të përbashkëta në fjalor e në frazeologji.
(Sh.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ballkanologjia
[cite]