BALSHAJT


BALSHAJT
✤ Familje e madhe feudaie e Shqipërisë së Veriut; sundoi prej 1360 deri më 1421 në principatën e Shkodrës, në të cilën arriti të bashkojë deri më 1385 një pjesë të madhe të treimve shqiptare. Formimi dhe fuqizimi i principatës së B. ishte i lidhur me zhvillimin e vendit në shek.XIV dhe me krijimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore me një epiqendër në trevat e Shkodrës. Pas mënjanimit të sundimit bizantin, të Anzhuinëve dhe shembjes së perandorisë serbe më 1355, klasa feudale shqiptare mundi të dilte në arenën historike si forcë politike tashmë plotësisht e pavarur. Bashkimi politik i tokave shqiptare në kuadrin e principatës së B. u ndërpre me vërshimet osmane dhe, nga ana tjetër, me ekspansionin venedikas.

Përfaqësuesit kryesorë të kësaj familjeje në fazën e parë ishin: Balsha I (deri më 1362) dhe tre djemtë e tij Strazimiri (deri më 1372), Gjergji I (deri më 1379) dhe Balsha II (deri më 1385). Në fazën e dytë dallohen Gjergji II Strazimiri (më 1385-1403), Balsha III (1403-1421). Pinjojt e fundit të B. në mesin e shek.XV njihen si zotërues feudalë në Shqipërinë e Mesme bregdetare dhe si bashkëluftëtarë të Skënderbeut. Fillimisht feudalë të vegjël, zotëmes të fshatit Balezë pranë Shkodrës, Balsha I dhe tre djemtë arritën të zgjeronin zotërimet e tyre duke përdorur dhunën ndaj feudalëve të vegjël dhe qyteteve tregtare, të cilëve u njohën autonominë, si dhe me anën e aleaneave e lidhjeve martesore. Ata përfshinë në zotërimet e veta Zetën (shih), qytetet Shkodër, Drisht, Tivar e Budua të cilat mbetën bërthama territoriale e principatës gjatë gjithë kohës së sundimit të tyre.

Pas v.1362 të tre vëllezërit bashkësunduan pa e ndarë pushtetin, çka e bëri principatën e Shkodrës një faktor politik ushtarak të fuqishëm në periudhën e copëzimit feudal. Shtrirja e sundimit të B. drejt bregdetit, pushtimi i Ulqinit dhe i tokave në J të Drinit deri në Lezhë e mandej deri në ‘Mat, shkaktoi konflikte me Raguzën e Venedikun, si dhe luftën me Karl Topinë, sundimtarin e Durrësit (Beteja në bregun e Matit, 1364). B. ranë në* konflikt edhe me feudalët boshnjakë lidhur me zotërimin e Kotorrit. Presioni që vazhdoi të rritej nga ana e fqinjëve boshnjakë e më tej serbë, çoi në forcimin e aleancës së feudalëve shqiptarë në trevat V të kryesuar nga B. Kalimi i B. nga ortodoksia në katolicizëm më 1369, me të eilin ata u shkëputën në mënyrë të vendosur nga mjedisl politik-kulturor i shteteve fqinje sllave, i shërbed përforcimit të principatës së B., duke u siguruar një mbështetje më të gjerë forcave politiko-shoqërore shqiptare.

Në fillim të v.1372 B. zgjeruan zotërimet e tyre në drejtime të reja: me anë martese në drejtim të Shqipërisë së J. dhe duke përfituar nga dobësimi i feudalëve serbë pas disfatës së Betejës së Maricës (shih), në drejtim të Kosovës, ku përfshinë në zotërimet e veta një varg qytetesh si Prizreni, Peja etj. Në të dy këto drejtime principata e Shkodrës ishte lidhur me anën e tregtisë intensive të kripës. Principata e B. kishte arritur kulmin e fuqisë së vet me Balshën II (shih). Nën Gjergjin II Strazimiri, principata e Shkodrës u nda në një pjesë J e një V dhe filloi tatëpjetën e saj. Me Balshën III (shih), sundimtarin e fundit, janë lidhur përpjekjet për rimëkëmbjen e principatës së Shkodrës në një luftë të gjatë me Venedikun (1403-1421).

(P.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Balshajt


[cite]