BARDHOCI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (VL), nga e majta e luginës së Drinit të Bardhë dhe në rrëzën VP të malit të Koritnikut. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gjegjan, Morinë, popullsia gjithsej 2334. Njihet si vendbanim i lashtë. Këshilli NÇ u hgrit në shtator 1944. Këtu është zhvilluar beteja kundër një autokolone gjermane (tek Vala e Keqe) ku ra dhe Heroi i Popullit Llambro Andoni. B. është qendër e koop. të bashkuar, që ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemëtarinë. B. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore dhe pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bardhoci
[cite]