BARIÇ HENRIK
✤ (1888-1957). Gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Ka bërë studime për fusha e probleme të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe. Botoi për disa vjet (1923-1926) revistën albanologjike «Arkiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju (Arkiv i vjetërsisë, i gjuhës dhe i etnologjisë shqipe). Ndër veprat e tij mund të përmenden: Studime rumune-shqiptare (1919), Në gjurmët e ilirishtes (1921), Studime gjuhësore ilire (1948), Prejardhja e shqiptarëve në dritën e gjuhës (1954), Hymje në historinë e gjuhës shqip (botuar shqip — . 1954, serbokroatisht — 1956). Ndërmori një Fjalor serhokroatisht-shqip, pjesa e parë e të cilit u botua më 1954. Në shqyrtimet etimologjike të tij, H.B. shtoi fondin e njohur indoevropian të shqipes dhe trajtoi disa dukuri të fonetikës historike të saj. Për sa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe u shfaq përkrahës i tezës trake, duke vënë në dukje përkime të shqipes me rumanishten.
(M.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bariç Henrik
[cite]