BARITI
✤ (BaS04). Mineral i bariumit, me ngjyrë të bardhë, të përhime a me nuanca, me shkëlqim qelqor, që përmban BaO — 65.7°/o,S03=34.3%. Si shoqërues mund të ketë kalcium, stroncium, plumb dhe radium. Paraqitet në kristale prizmatike dhe pllakore. Fortësia 3-3.5. Dendësia 4.3-4.S. Në Shqipëri B. është gjetur kryesisht në trajtë dejesh e folesh në Zonën e Mirditës në afërsinë dhe midis graniteve të Levrushkut (Pukë). B. është takuar edhe midis gëlqerorëve, në afërsi të Llixhave të Eibasanit (Zona Jonike), si shoqërues në vendburimet dellore të bakrit të pjesës qendrore të Zonës së Mirditës (Qafë Bari, Munellë etj.). Përmbajtje B. kanë edhe shkrifërimet bregdetare të Adriatikut dhe shkrifërimet e vjetra të miocenit (tortonianit) të Ultësirës së Tiranës. Ka kryesisht prejardhje hidrotermale. Shoqëron mineralizimet sulfurore ose formon deje të veçanta. Nga tjetërimi sipërfaqësor i shkëmbinjve baritmbajtës formohen shkrifërimet. Përdoret si rëndues i tretësirave të deitinës në shpimin e puseve të naftës, si rëndues në proceset e pasurimit, në industrinë ‘kimike për bojëra, për përgatitjen e kripërave të bariumit, në industrinë e gomës, të letrës, në mjekësi etj.
(A.Gr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bariti
[cite]