BASHKIA
✤ Organ administrativ lokal i krijuar në shtetin e pavarur shqiptar me ligjin organik të bashkive të 26 nëntorit 1921, sipas të cilit B, ngriheshin në çdo qytet e katund që kishte më tepër se 250 shtëpi. B. kishin funksione kryesisht në fushën e shërbimeve botore si për ndërtimin, zbukurimin, pastrimin dhe higjienën. Në krye të çdo B. ishte këshilli bashkiak, i përbërë nga kryetari dhe 4-12 anëtarë, sipas numrit të popullsisë. Këshilli zgjidhej nga popullsia çdo 3 vjet. B. vijuan edhe në periudhën e pushtimit fashist. U zhdukën bashkë me aparatin e vjetër shtetëror, që u shkatërrua me çlirimin e vendit më 1944.

(L.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkia


[cite]