BARMASHI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës në JL të Ersekës, në rrugën automobilistike Ersekë-Leskovik. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:* Arrëzë, .Benjëzë, Gozhdarazhdë, Kamnik, Leshnjë, Radimisht, Sanjollas e Shalës, popullsia gjithsej 1608. Pranë fshatit B. ndodhei kalaja e Gradishtës e periudhës së hekurit të hershëm dhe një kala e shek.V-VI të e.r. Më 6 korrik 1943, në grykat e Barmashit forcat partizane të çetës «Tomorri» dhe të çetave territoriale të Kolonjës bënë goditjen e parë në Shqipëri kundër trupave gjermane, dhe u shkaktuan atyre dëme të mëdha. Në përkujtim të goditjes është ngritur monumenti i Barmashit.
Këshilli NÇ u ngrit në vjeshtë 1943. U çlirua më 15.10.1944. Në B. u ngrit në 28.2.1955 koop. e parë bujqësore në rrethin e Kolonjës. B. është qendër e koop. së bashkuar «6 Korriku», ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të frutave. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Barmashi
[cite]