BASHKIMI I RINISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË


BASHKIMI I RINISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË
✤ (BRPSH). Organizatë revolucionare e rinisë së Shqipërisë, ndihmëse besnike dhe rezervë luftarake e PPSH, levë e fuqishme për lidhjen e Partisë me masat e gjera të rinisë, përçuese e vijës së saj marksiste-leniniste në këto masa, Hero i Punës Socialiste. Në BRPSH militojnë të rinj e të reja që i bashkon ideali i përbashkët i komunizmit, lufta për ndërtimin e mbrojtjen e shoqërisë socialiste. BRPSH është trashëgimtar i traditave më të mira atdhetare, demokratike e revolucionare të rinisë shqiptare; vazhdues i drejtpërdrejtë i Rinisë komuniste Shqiptare (shih) dhe i Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (shih). Në tetor të v.1949, në Kongresin e Unifikimit (shih) këto dy organizata u bashkuan në një organizatë të vetme që mori emrin BRPSH.

BRPSH ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm, nën udhëheqjen e PPSH, për edukimin komunist të rinisë, kalitjen revolucionare të saj me ideologjinë marksiste-leniniste me mësimet e Partisë dhe të sh.Enver Hoxha, ka dhënë e jep një ndihmesë të madhe në thellimin e revolucionit ideologjik e kulturor duke zhvilluar një luftë të papajtueshme me shfaqjet e huaja borgjeze e revizioniste në radhët e rinisë. BRPSH lufton në front të gjerë për mobilizimin e rinisë për ndërtimin socialist të vendit, duke përqafuar e mbështetur kudo të renë dhe përvojën e përparuar, i jep shtytje prodhimit shoqëror dhe revolucionit tekniko-shkencor, nxit të rinjtë e të rejat të mësojnë me këmbëngulje që të përvetësojnë shkencën e teknikën; punon pareshtur që rinia të kryejë detvrat për forcimin e përgatitjes e të gatishmërisë luftarake për mbrojtjen e atdheut soeialist. BRPSH është fidanishte e Partisë, burim kryesor për ta ushqyer atë me gjak të ri. BRPSH ndërtohet sipas parimit territorial e të prodhimit. Organi kryesor i tij është Kongresi, i cili zgjedh KQ të BRPSH dhe ky i fundit Byronë dhe Sekretariatin e tij. Në qendra pune e prodhimi, në shkolla e ushtri veprojnë organizatat-bazë të rinisë, të cilat në shkallë rrethi udhëhiqen nga komiteti i rrethit i BRPSH. Boton disa organe shtypi, organi kryesor është Zëri i Rinisë (shih).

(Sh.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkimi I Rinisë Së Punës Të Shqipërisë


[cite]