BEJKO MEMO NEXHIP


BEJKO MEMO NEXHIP
✤ (1926-1949). Luftëtar antifashist, ushtarak trim e guximtar, Hero 1 Popullit. Lindi në fshatin Dukaj të rrethit të Tepelenës në një familje të varfër fshatare me tradita atdhetare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën ANÇ, , në fillim si luftëtar në çetat partizane të Tepelenës, pastaj në Batalionin «Baba Abazi», u caktua zëvendëskomandant kompanie në batalionin II të Brigadës VI S, Pas Çlirimit kreu detyra të ndryshme komanduese në radhët e Ushtrisë Popullore. Drejtoi veprimet ushtarake të një batalioni në mbështetje të Postës Kufitare të Vidohovës (shih) për mbrojtjen e kufijve të atdheut kundër provokatorëve monarkofashistë grekë, ku ra heroikisht në fushën e betejës, më 2,8,1949.

(A.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bejko Memo Nexhip


[cite]