BEKTASHIZMI


BEKTASHIZMI
✤ Urdhër fetar islamik me një doktrinë të vetën të veçantë, i përhapur edhe në Shqipëri. Lindi në Anadoll në shek.XIV dhe mori emrin nga themeluesi Haxhi Bektash Veliu; u përhap sidomos midis reparteve të jeniçerëve osmanë. Si ideologji, B. i shërbeu pushtetit qendror dhe politikës së tij pushtuese, por ra me kalimin e kohës në konflikt me ideologjinë zyrtare të perandorisë osmane, për shkak të elementeve të huajtura nga doktrina sektesh të ndryshme lindore (siç ishte p.sh. panteizmi). Me shpartallimin e reparteve të jeniçerëve dhe zbatimin e reformave centraliste më 1826, u luftuan edhe bektashinjtë dhe teqetë e tyre.

Në Shqipëri B. depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh, si p.sh, në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër; mundi të zërë rrënjë për shkak se islamizimi në tokat shqiptare kishte qenë i sipërfaqshëm dhe bektashinjtë i bënë të tyre mjaft rite e festa pagane dhe të krishtera (p.sh. Kulti i Malit Tomor). Mori përhapje të gjerë midis popullsisë shqiptare të pakënaqur me reformat centralizuese -të Portës se” Lartë dhe sepse kleri bektashi për të siguruar mbështetjen në popull, përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit qendror dhe përdori edhe gjuhën shqipe për një letërsi të tijën me frymë fetare. Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën shpesh luftën për liri dhe gjuhën kombëtare si p.sh. veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit, një varg teqesh të tyre u bënë qendra të lëvizjes kombëfare (Teqeja e Frashërit etj). Pas Kongresit të Lushnjes B. u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur; më 1924 selia botërore e B. u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. B. si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e vet më 1967 dhe institucionet e tij u mbyllën krahas atyre të komuniteteve të tjera fetare.

(V.BuJ

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bektashizmi


[cite]