BELAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dajç i bregut të Bunës (shih). Njihet në burimet e shkruara që në shek.XV. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur në nëntor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. B. është ndërtuar krejtësisht i ri pas tërmetit të 15 prillit 1979 pranë fshatit Dajç, në krahun e majtë të lumit Buna.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Belaj


[cite]