BELLKAMENI SPIRO
✤ (1885-1912). Veprimtar dhe luftëtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar nga fshati shqiptar i Bellkamenit pranë Follorinës. Qysh në moshë të re, i edukuar me idetë e Rilindjes nën ndikimin e Th.Gërmenjit (shih), mori pjesë me armë në dorë në çetat e armatosura, ku u dallua si luftëtar trim. Ishte një nga udhëheqësit e çetave që luftuan me ushtrinë osmane në Orman Çiflig më 29-30 korrik 1911 (shih Dëshmorët e Orman Çifligut). Mori pjesë në mbledhjen e udhëheqësve të çetave që u mbajt në Frashër në verë 1912 për bashkërendimin e luftimeve gjatë kryengritjes së përgjithshme të atij viti. U kap pabesisht nga autoritetet osmane në Neveskë (rrethi i Follorinës, Greqi) ku e vranë më 14 tetor.
(LLN.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bellkameni Spiro
[cite]