BETEJA E SFETIGRADIT


BETEJA E SFETIGRADIT
✤ (1448). Një nga betejat më të gjata e heroike të ushtrisë shqiptare, të komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane. U zhvillua prej 14 majit deri në fund të korrikut. Ushtria osmane komandohej nga vetë sulltan Murati II. Më 14 maj pararoja e saj arriti në Dibër të Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin. Skënderbeu për të lehtësuar mbrojtësit e kështjellës tërhoqi në grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi atë. Kur ushtria osmane mbërriti . në Sfetigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit të^saj.

Murati II kërkoi të dorëzohej kështjella, e bombardoi, u përpoq ta marrë me tradhti Stellushin, sulmoi disa herë Sfetigradin, por dështoi. Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve. Trupat osmane që ruanin shpinën* e forcave të tyre kryesore, patën shumë të vrarë e të plagosur midis të cilëve edhe komandanti i tyre Feriz pasha. Natën e 22 qershorit shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda në kampin turk. Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan të dorëzoheshin me kusht që të dilnin të lirë e të largoheshin të armatosur prej saj. Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak të humbjeve të shumta dhe zgjatjes së rrethimit për më shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan të ndërprisnin mësymjen dhe të tërhiqeshin të ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Sfetigradit


[cite]