
BIILETINI SHKENCOR
✤ (1958). Revistë gjashtëmujore, organ i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Numri i parë doli më 1958 me titull Buletin, numri i janarit 1964 quhet Revistë shkencore, nga nr. 2 1964 del me titullin e sotëm. Trajton çështje të historisë, gjuhës, letërsisë, pedagogjisë dhe ekonomisë. Përveç studimeve e kumtesave, boton dokumente e materiale, bibliografi, kronikën shkencore të rrethit të Shkodrës dhe për veprimtarinë e Institutit. Ka botuar edhe shqipërime veprash të plota të albanologëve.
(J. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Biiletini Shkencor
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BIILETINI SHKENCOR" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/biiletini-shkencor