BITUMI
✤ Lëndë e djegshme natyrore, zakonisht e ngurtë, me ngjyrë të errët, e përbërë kryesisht nga një përzierje hidrokarburesh. Përmban karbon (C = 80-85%) e hidrogjen (H = 9-10%), si dhe squfur (S = 4-6%), azot (N = 0,5-1%) e oksigjen (O = 0,5-1%). Ka dendësi 1-1,09, fortësi 0.5-2 dhe shkrin në 90-12Q°C. B. natyror ose sera nxirret nga shkëmbinjtë bitummbajtës, ndërsa h. artificial përftohet nga përpunimi i naftës. Pasi pastrohet nga përzierjet e . ndryshme, përdoret për shtrimin e rrugëve, si izolues elektrik, si izolues nga uji, për të përgatitur letër e karton të bituminuar (të katramuar), tulla bitumore etj.
Në Shqipëri ka shfaqje të shumta B. natyror, që rrjedhin nga shndërrimet natyrore të naftës, sidomos në Albanidet e jashtme, veçanërisht pranë shkëputjeve të mëdha tektonike. Ato ndodhen në gëlqerorët, ireshpet e dolomitet bituminoze mesozoike (Fterrë, Dukat, Delvinë, Kremenar, Makaresh etj), në rërat e ranorët bituminozë miocenikë e pliocenikë (Patos, Q.Stalin, Treblovë, Selenicë), si dhe në trajtë trupash relativisht të pastër. B. natyror i Selenicës, i njohur që në lashtësi, është i rrallë në botë nga kushtet e gjetjes e të formimit, si dhe nga cilësitë e tij. Në literaturën e specializuar gjeologjike emërtohet edhe si alhanit. Gjendet në trajtë trupash, shtresash e thjerrëzash me përmasa të ndryshme brenda depozitimeve molasike të pliocenit.
Në B. homogjen të Selenicës përfshihen malia ose papazi, gjysmë i ngurtë dhe shumë veshtullor; b. plastik; b. poroz ose zgavror, i ngurtë, r thyeshëm, i zi, jo shumë i shkëlqyeshëm; b. i pastër dhe i shkëlqyeshëm; b. i zi ose asfalti (shih) që përbën edhe masën kryesore në Selenicë, me shkëlqim jo të njëtrajtshëm e me thyerje guaskore si dhe qymyri hituminoz (shih). Në B. johomogjen përfshihen zhavorri bituminoz, i përbërë nga zaje të çimentuara nga lënda bituminoze, si dhe B. i ndërfutur në shkëmbinjtë që rrethojnë trupat bituminozë. (F. Di.—G. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bitumi