BIZA
✤ Gropë ndërmalore rreth 2.5 km e gjatë e km e gjerë, në L të rrethit të Tiranës, në lartësinë 1227 m. Në V dhe në L kufizohet me malësinë e Martaneshit, në J me atë të Çermenikës, në P me Malin me Gropa. Është formuar në një brez kontakti tektonik të gëlqerorëve me flishin dhe ka natyrë kryesisht karstike. Fundi i saj përbën fushën e B. me reliev pak a shumë të sheshtë, që vende-vende përshkohet nga kodra të ulëta flishore. Klima është malore e ashpër (mesatarja vjetore 5.8°C, e janarit -3.4°C, e korrikut 14.1°C, më e ulëta absolute -34.7°C, sasia e reshjeve 1914 mm, lartësia e borës 180 cm). Ka burime ujërash karstike që formojnë përroin e B., i cili pasi del nga B., zhduket në shpellën karstike të Valit. Fusha e B., sot e sistemuar dhe e punuar krejtësisht, mbiliet me patate, që japin rendimente të larta. Në vitet e pnshtetit popullor në B. është ngritur një qytezë, qendër e punëtorëve të sharrave, që merren me shfryrëzimin e pyjeve prej ahu të malësisë së Çermenikës e të Martaneshit. Është qendër klimaterike, turistike dhe e ushtrimit të sporteve dinërore, Ka shërbime të ndryshme sociaie e knmunale (hotel, restorant, shkollë, spital etj.) dhe kampe verore për fëmijë.

(P. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biza


[cite]