BLAZI
✤ Vendbanim shpelior parahistorik, në rrëzën shkëmbore të grykës së Valit, ndërmjet fshatrave Laç e Bruç të Matit. Gërmimet janë bërë më 1978-1980. Shpella është banuar gjatë disa periudhave parahistorike, më e dendur ka qenë jeta këtu në neolitin e hershëm e të mesëm. Dallohen 4 shtresa kryesore. Blazi I i periudhës paraneolitike përfaqësohet nga kocka të thyera kafshësh, disa me gjurmë punimi fillestar dhe nga copa gurësh stralli. B. II i neolitit të hershëm ka qeramikë me zbukurim «impreso-kardium», me motive tipike për neolitin e hershëm të grupit adriatik. B. III ka tipike qeramikën me incizime dhe atë me zbukurime plastike, karakteristike për neolitin e mesëm të Dalmacisë (kultura Danilo). Biazi IV, që lidhet me eneolitin, përcaktohet nga një daltë e një sëpatë prej bakri dhe nga qeramika që ka tipare të ngjashme me atë eneolitike të Maliqit II. B. IV i periudhës së bronzit ka qeramikë të pajisur me vegja shiritore mbi buzë, brinake e si teh sëpate.

Lënda e shumtë ndihmon të ndiqet zhvillimi i kulturave parahistorike të zonës së Matit që nga periudhat më të hershme.

(Zh. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Blazi


[cite]