BLEGTORIA


BLEGTORIA
✤ Njëra nga degët kryesore të bujqësisë, që merret me rritjen, mbarështimin dhe përmirësimin e bagëtive për të marrë prej tyre produktet e nevojshme për njeriun, lëndë të para për industrinë, si dhe për t’i përdorur si forcë të gjallë pune në bujqësi. Në truallin e Shqipërisë ilirët ishin të njohur si hlegtorë të zotë. Rriteshin lopë, qe e dhen me trup të madh të quajtura Pirike. Lopët e qetë e Thesprotisë përmenden nga grekët e vjetër. Djathi i fisit ilir të dalmatëve ishte i kërkuar në Romën e lashtë. Kuajt ishin të fortë, të qëndrueshëm e-të shkathët në luftë. Në mesjetën e hershme kopetë e mëdha me bagëti të shqiptarëve shkonin për kullotë deri në fushat e Thesalisë. Gjatë pushtimit osman B. u dëmtua shumë, shfrytëzimi dhe taksat si xhelepi i varfëruan blegtorët.

B. tradicionale njihte më shumë bagëtitë e imta dhe më pak lopët e buajt. Si kafshë samari përdoreshin kuaj, pela, mushka e gomarë. Në disa krahina në V, VL e JL rritej derri. Dhentë e dhitë mbaheshin në tufa deri 100 krerë. Nga mesjeta e vonë disa tufa të një pronari formonin kopenë me një deri pesë mijë krerë, pronari ose kryebariu i tij quhej çelnik (skuter). Për lopët e qetë e fshatit pajtohej për 6 muaj një lopar nga 24 prilli deri 24 tetor, pjesën tjetër këto bagëti kullosnin të lira. Për dhentë bëheshin shtegtimet: shtegtimet e gjata (nga V në J dhe e kundërta) dhe shtegtimet e shkurtra (nga fusha në mal e anasjelltas). Në mesjetën e vonë shtegtimet e gjata u ndërprenë, me përjashtim të barinjve vllehë. Në shtegtimet e shkurtra, që vijojnë në disa raste deri më sot, pas kopeve shkonin burrat, duke marrë me vete ndonjë grua për bulmetin (shih). Në B. e tipit të Kelmendii familja ndahej në dy pjesë, njëra jetonte në stanet verore. Tufat e vogla nuk shtegtonin. Në dy shekujt e fundit në disa krahina, B, ishte burim kryesor ekonomik, si p.sh. Malësia e Madhe, Luma, Malësia e Tiranës, Çermenika e Kurvelesh

Pavarësia (1912) e gjeti B. në gjendje primitive. Lopët shërbenin kryesisht për riprodhim të kaut si forca e vetme tërheqëse në bujqësi. Nga dhentë merrej një prodhim shumë i ulët leshi (0,8-1 kg). Regjimi antipopullor i Zogut nuk solli asnjë përmirësim. Pas viteve 20 kafshët e bagëtitë e tyre fshatarët i shisnin dhe tregtarët e xhambazët i grumbullonin për eksport. Në vitet 1922-1938 nga Shqipëria u eksportuan 34.733 qe e buaj ndërsa u importuan vetëm 7, kjo bëri që në 1938 në Shqipëri të kishte mesatarisht 1 pendë qe për 4.2 ha tokë, një numër i madh i familjeve fshatare nuk zotëronin as edhe një ka. Gjatë pushtimit fashist në Luftën II Botërore B. ishte një nga degët e ekonomisë që pësoi dëmet më të mëdha.

B. socialiste, nisi pas Çlirimit me krijimin e sektorit shtetëror, duke shtetëzuar tufat e mëdha të pronarëve feudo-borgjezë dhe me zbatimin e Reformës agrare (shih). Në periudhën e parë vëmendje iu kushtua mhrojtjes së bagëtisë nga sëmundjet e rrezikshme si afta, lija, plasja, TBC, gëlbaza etj. Me masat e marra brenda një periudhe relativisht të shkurtër u arrit e u tejkalua niveli i paraluftës. Kolektivizimi i bujqësisë krijoi kushte që B. të zhvillohej me ritme të shpejta dhe mbi baza shkencore. Me rëndësi janë dy Plenume të KQ të PPSH: i shkurtit 1957 «Mbi ciasat per përmirësimin racor të dhenve» dhe i nëntorit 1958 «Mbi masat që duhen marrë për shtimin me ritme të shpejta të prodhimit të mishit e qirmështit». U thirr gjithashtu Konferenca I kombëtare për zhvillimin e lopës.

Për të kapërcyer prapambetjen e trashëguar në përmirësimin e racës u morën masa të gjithanshme, u zbatua metoda e ndërzimit artificial në dele e në lopë, u sollën mijëra krerë lopë të racave më produktive, dhen të racave me lesh të hollë e gjysmë të hollë, derra si dhe shpendë për mish e vezë, u bënë investime të mëdha për ndërtime, stalla e komplekse hlegtorale (shih). Institucionet kërkimore që u ngritën fill pas Çlirimit, kanë kryer studime për njohjen e vlerave racore të bagëtive të venclit dhe atyre të importuara dlie për përmirësimin racor. Është vënë mbi baza të reja ushqimi i bagëtive, duke mbjellë bimë foragjere dhe duke shfrytëzuar përpunimin e produkteve ushqimore nga industria. Është ngritur një rrjet i plotë i shërbimeve zooteknike e veterinare, i mbrojtjes së kafshëve, me stacione përkatëse etj. për të cilat përgatiten kuadro të lartë e të mesëm të speeializuar. Zbatimi i politikës së PPSH për zhviliimin e harmonizuar të gjithë degëve të ekonomisë socialiste ka sjellë ndryshime rrënjësore dhe ecjen e pandërprerë të B. në rrugën e zhvillimit intensiv. Ajosot zë në strukturën e prodhimit të përgjithshëm bujqësor 26.5% të tij. Është kaluar; në një B. me përmasa të mëdha, me shumëllojshmëri të kafshëve, është futur teknologji e përparuar në përpunimin e ushqimeve të koncentruara etj. duke e vënë prodhimin në këtë fushë mbi baza shkencore. Sot mbi 3/4 e gjedhit, më shumë se gjysma e dhenve janë të racave të pastra e kryqëzime të tyre dhe gati 100% e derrave e të shpendëve janë të racave të pastra. Në v. 1980 kundrejt v. 1950 prodhimi i qumështit u rrit 3,4 herë, nga i cili qumështi i lopëve 8.2 herë, prodhimi i rnishit në 1983 ishte 2.3 herë më i lartë se më 1950 dhe 1.4 herë më i lartë se në 1960, ndërsa prodhimi i vezëve më 1982 ishte 5.2 dhe 3.2 herë më i lartë se më 1950 dhe 1960. Vitet e fundit me iniciativën revolucionare të fshatarësisë ka filluar tufëzimi i bagëtive të anëtarëve si hap me rëndësi për forcimin e sistemit kooperativist dhe për ngritjen e mëtejshme të mirëqenies së fshatarësisë. Kongresi VIII i PPSH i hapi perspektiva të reja zhviilimit të B. Parashikohet që prodhimi më 1985 kundrejt v .1980 të rritet për qumështin deri 32%, për mishin 53-55%, për vezët 50-52% etj. sidomos duke rritur prodhimtarinë e të gjitha llojeve të kafshëve. Në këtë fushë kanë dliënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre edhe Myslym Selenica, Zeqir Buliqi, Sotir Pasko. (So. P.—S. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Blegtoria


[cite]