BLINISHTI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (V). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Baqël, Fishtë, Troshan, Krajn, Piraj, popullsia 4180 banorë. Përmendet në burimet e shkruara të shek. XII dhe më 1638 për një shkollë (gimnazium) fetare. Është vendlindja e Pjetër Zarishit (shih). Fshati u çlirua më 15.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e kooperativës së bashkuar «Skënderbeg». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, lule diellit dhe rritja e gjelit të detit. Ka shkollë të mesme, pallat kulture, muze, pikat e shërbimit tregtar e komunah
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (¥), në të dy anët e rrugës Shënpal-Gjegjan. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin dhe fshatrat: Kullaxhi, Peshqesh, popullsia gjithsej 919. Është fshat i lashtë, vendbanim i familjes feudale arbëreshe Vladi Blinishti (që më 1274). Në Bukël (shih) të këtij fshati janë zbuluar objekte të kulturës së hershme shqiptare. Këtu ndodhej edhe Shënpali (shih). U çllrua në tetor 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka * drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten perimet dhe pemët frutore, të imëtat. B. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi, kulture, ambulancë dhe pika të shërbimit fregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Blinishti