BOÇKA
✤ (Urginea maritima L.). Bimë barishtore Shumëvjeçare nga familja zambakore (Liliaceae) me kërcell 50-150 cm, me gjethe gjatore-heshtore 2-5 cm që zhvillohen para lulëzimit, me lule të bardha në trëndafili, në iuiesë në trajtë vileje gjatore të dendura më se 50 cm që lulëzojnë në gusht-shtator. Bën një qepë të madhe, me diametër deri 25 cm, prandaj quhet edhe qepë deti. B. është e përhapur në brigjet e Mesdheut. Në Shqipëri rritet në zonën me klimë tipike mesdhetare, në kullotat dimërore karstike nga Karaburuni më Konispol, në shpatet e kthyera nga J e JP. Në vendin tonë rriten dy varietete: i kuqi dhe i bardhi (zë sipërfaqe shumë më të kufizuar). B. përmban lëndë të helmëta që përdoren në mjekësi për forcimin e zemrës. B. e kuqe përdoret për luftimin e minjve dhe të brejtësve të tjerë të dëmshëm, meqë përmban scilirozidit, që vepron në sistemin nervor qendror të tyre, ndërsa për kafshët e tjera është e parrezikshme. (Mu. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Boçka
[cite]