RRETHI I BERATIT


RRETHI I BERATIT
✤ Shtrihet në Shqipërinë J, në Krahinën Malore Qendrore dhe pjesërisht në Ultësirën Perëndimore. Sipërfaqja 1027 km2. Popullsia: 157.300, Përfshin: 3 qytete, Berati qendër e rrethit, Qyteti Stalin dhe Ura Vajgurore, 125 fsliatra të grupuara në 24 fshatra të bashkuara, Dendësia mesatare 153,2 banorë/km2, popullsia në qytet 37,6%, në fshat 62,4%. Rritja natyrore 2,07%. Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Lartësia mesatare 455 m. Zona më e lartë Tomori, ku është pika më e lartë Çuka «Partizani» (2416), një ndër majat më të larta të vendit. Fushat shtrihen në VP. Luginat kryesore: e Osumit, e Velabishtit dhe e Lapardhicës. Lumenjtë; Osumi dhe Devolli në rrjedhën e poshtme derisa bashkohen, përroi i Veiabishtit dhe i Lapardhasë, Klima është mesdhetare, ‘kodrinore e maiore. Temp. mesatare vjetore 15.5°,mesatarja e muajve më të ftohtë 7.2° dhe më të ngrohtë 24.6°. Temp, absolute më e ulët —11.2°, më e lartë 43.9° në Q.Stalin, që është më e larta absolute e gjithë vendit. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 928 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Erërat lokale karakteristike: e Tomorit, e Qafë-Dardhës, e Qafë-Sinjës, e Semanit. Pasuritë minerale: nafta dhe gazi (në Q.Stalin). Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta kafe 67%. Pyjet dhe shkurret zënë 21.5% të sipërfaqes, kullotat 7.5%. Ka një rezervat gjuetie, Burimet nëntokësore kryesore: uji i ftohtë i Tomorit, i Luzajt dhe i Urës Vajgurore.

Rr. i B. është rreth industrial-bujqësor i zhvilluar. Industria zë 71.3% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash të mëdha. Para Çlirimit ind. jepte 6% të prodhimit industrial e bujqësor, kishte vetëm disa punishte. Në vitin 1982 prodhimi i përgjithshëm industrial kundrejt viteve 1950, 1960 dhe 1970 ishte përkatësisht 21,7, pastaj 6 dhe 1,6 herë më i lartë. Degët kryesore: ind. e lehtë që jep 38,5% të prodhimit industrial të rrethit, kryesisht Kombinati i Tekstileve në Berat (shih); ind.ushqimore 20.1%, sidomos fabrika e verërave, e fiqve të thatë, e konservimit të ullinjve në Berat; ind. e naftës 13.6%; ind. mekanike 19.2%, si dhe ind. e lëndëve të ndërtimit, e përpunimit të drurit etj. Në shkallë Republike Rr. i B. jep rreth 11% të prodhimit të përgjithshëm të ind. së lehtë, 6.3% të ind. mekanike, 3.8% të ind. ushqimore.

Bujqësia jep 28.7% të prodhimit të përgjithshëm. Ka 20 koop. të bashkuara, 3 KTL, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi në tetor 1948, përfundoi më 1967. Sipërfaqja e punueshme zë 40% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit, nga e cila 72.4% e zënë bimët e arave, 14.8% ullishtat, 9.7% pemishtet dhe 3.1% vreshtat. Para Çlirimit ujiteshin vetëm 810 ha; sot ujiten 15.000 ha, ka 22 ujëmbledhës me aftësi rreth 5000 ha si në Belesovë, Sadovicë, Duhanas Slanicë etj., dy kanale të mëdha me vetërrjedhje Berat-Ura e Kuçit dhe Qafë Hoxhaj-Berat. Janë të mekanizuara 70% e plugimeve, 1/3 e prashitjeve, korrjeve etj. Kulturat kryesore: gruri (29% të sipërfaqes), misri (10%), pambuku dhe luledielli. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 6,3 kv/ha grurë, 3,7 kv/ha pambuk. Më 1982 u morën 25,6 kv ha/grurë dhe 33,4 kv/ha misër. Më 1983 u morën 50 kv/ha grurë mesatarisht në zonën fushore e të intensifikuar. Berati përmendet për prodhimin e ullinjve, të fiave, qershive e perimeve. Në blegtori mbizotërojnë lopët, rriten edhe dhitë e dhentë. Ka kompiekse për rntjen e shpendëve si dhe bletari të zhvilluar. Rrugët kryesore: Berat-Tiranë. Berat-Çorovodë dhe Berat-Përmet. Në Rr, e B. përfshihen pjesë nga krahinat etnografike:

Tomorrica, Sulova, Nahija, Myzeqeja (shih). Rrethi ka tradita për punimin e drurit, të lëkurës, të ullirit, për argjendarinë, qëndistarinë etj. Tipi i baneses ka qenë me çardak, me tavane dhe gdhendje druri brenda. Në krahinat fushore mbanin veshjen me brekushe për burrat dhe një pjesë kostumin me poture, kurse gratë mbanin linjë të gjatë dhe përparje e mbulesa koke të pambukta me shumë zbukurime. Veshja qytetare për burrat ishte kostumi me fustanellë, për gratë kostumi kishte zbukurime e qëndisje ari. Vallet janë kryesisht të tipit dyshe myzeqare, shoqëruar me këngë polifonike. Vallja qytetare beratçe shoqërohet me saze.

Para Çlirimit në Rr. e B. kishte vetëm 1 shkollë të mesme, 25 shkolla fillore dhe 2 kopshte. Sot ka 22 shkolla të mesme, 82 shkolla 8-vjeçare, 168 kopshte, 163 çerdhe. Janë ngritur 100 muze (89 në fshat) 3 shtëpi muze, 175 biblioteka. Botohet gazeta lokale (shih). Zhviilojnë veprimtari 24 shtëpi kulture, 57 vatra kulture, 5 kinema, 2 kinoklube. Ka 54 grupe teatrale (34 në fshat), 77 grupe estradash, 80 ansamble artistike e grupe folklorike. Në Berat e në Q.Stalin ka stadiume. Më 1938 kishte 1 mjek dhe 1 spital me 20 shtretër për 47.000 banorë. Sot ka 8 spitale, 58 shtëpi e reparte lindjeje, 124 ambulanca, 32 klinika dentare, 9 farmaci, 2 laboratorë bakteriologjikë etj.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Beratit


[cite]