BREZAT PYJORË


BREZAT PYJORË
✤ Breza drurësh’ të mbjellë për të penguar veprimin dëmtues mbi bimët bujqësore të erërave zotëruese. Në dimër ndalojnë zhvendosjen e dëborës nga era, kurse gjatë shkrirjes së dëborës pengojnë gërryerjen e tokës. Transpiracioni i drurëve të B.P. zbut efektin tharës të erës. Mbillen gjerësisht në vendet me hapësira të mëdha fushash, ndihmojnë për shtimin e rendimenteve të kulturave bujqësore dhe ndihmojnë për zbutjen e klimës. Me një punë shumëvjeçare pas Çlirimit janë krijuar B. P. të rëndësishëm, sidomos brezi bregdetar, që shtrihet nga Shkodra deri në Vlorë dhe shërhen për mbrojtjen nga era detare, si dhe brezat e fushës së Korçës.

(A. Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brezat Pyjorë


[cite]