BRIGADA E PRODHIMIT
✤ Njësia bazë e organizimit të punës në ndërmarrje e në kooperativa bujqësore. Përbëhet nga një kolektiv punonjësish, të cilët në mënyrë të organizuar e në hazë të planit të caktuar, plotësojnë një detyrë prpdhuese që u cakton ndërmarrja ose kooperativa bujqësore. Sipas llojeve të punës, B. mund të perbëhet nga punëtorë ose kooperativistë të një profesioni ose nga punëtorë e kooperativistë të profesioneve të ndryshme. Numri i punëtorëve ose kooperativistëve në B. varet nga kërkesat e teknologjisë së prodhimit. B. ka të caktuara shpenzimet që do të’ bëhen për plotësimin e saj dhe-numrin e punëtorëve ose të kooperativistëve që bëjnë pjesë në të. B. e P. në bujqësi ka një sipërfaqe të caktuar dhe mjetet e tjera të prodhimit, në blegtori ka në ngarkim kafshët, në SMT numrin e makinerive. Brigadat e speeializuara organizohen zakonisht për prodhimin e një produkti, p.sh. në bujqësi për prodhimin e duhanit ose pemëve frutore, në blegtori për lopë, dele etj. Brigadat e komanduara organizohen për prodhimin e disa produkteve të ngjashme midis tyre nga teknika dhe teknologjia e prodhimit, p.sh. për drithërat e bukës, foragjeret etj. Brigadat komplekse organizohen për kultivimin e produkteve që bëjnë pjesë në degë të ndryshme prodhimi, p.sh. të bujqësisë e të blegtorisë etj
(I. G.—N. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada E Prodhimit
[cite]