BRIGADA III SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 9.10.1943 në fshatin Arbanë të Tiranës, mbi bazën e batalionit të Ishmit dhe me pjesëtarë të njësiteve guerile të Tiranës. Përurimi i saj u bë më 16 tetor, sepse ditën e caktuar për ceremoninë e përurimit, ajo zhvilloi luftime të ashpra me forcat gjermane, që kishin rrethuar Arbanën (shih Lufta e Arhanës). Brigada kishte gjithsej 379 partizanë e kuadro, të rreshtuar në 3 batalione, një bateri artilerie 75/13 mm, si dhe një kompani mortajash 81 mm. KQ i PKSH kishte dërguar në brigadë një bërthamë prej 35 komunistësh. Më 18.10.1943 artileria e Br. III S qëlloi ndërtesën e Asamblesë kuslinge, datë që ka mbetur si Dita e Artilerisë (shih Artileria). Më pas luftoi për spastrimin e zonës së Qafë-Kërrabës dhe të Peqinit nga reaksioni, si dhe për spastrimin e zonës së Dajtit nga pushtuesit e tradhtarët; ajo ndërmori, gjithashtu, veprime luftarake për asgjësimin e postave të xhandarmërisë në afërsitë e Tiranës dhe brenda qytetit, si në Skuterrë (Qafë-Kërrabë) dhe në Selbë.
Gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih) Br. III S zhvilloi luftime të ashpra në Pezë e Çermenikë. Pasi doli nga rrethimi, kaloi në zonën malore të Matit, të Lurës dhe të Krujës, ku u ndesh me forca të Abaz Kupit dhe të bajraktarëve të tjerë tradhtarë. Pjesërisht për shkak të rrethanave të rënda dhe pjesërisht për faj të komandës së brigadës, në shkurt 1944 efektivi i saj u pakësua shumë. Me kujdesin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH dhe personalisht të sh. Enver Hoxha, Br. III S u plotësua me forca nga Zona I Operative dhe e riorganizuar efektivi i saj arriti në rreth 500 veta. Për dështimin e Mësymjes së përgjithshme arrrdke të qershorit 1944 (shih) Br. III S kreu luftime të suksesshme në Kokojkën e Frashërit, në Mashkullorë, Sukë të Përmetit etj. Në korrik 1944 luftoi për spastrimin e zonës së Dajtit e të Mananeshit nga armiqtë dhe kreu veprime luftarake për t’u siguruar shpinën forcave të D. I S gjate mësymjes në Shqipërinë e Mesme dhe të Yeriut (shih). Në gusht ajo luftoi në përbërje të D. II S (shih) kundër forcave gjermane, të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit në zonën e Elbasanit, në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Në ihiator-tetor 1944 veproi në zonën Kukës-Peshkopi së bashku me Br. V S. Në tetor 1944 së bashku me Br. V S kaloi në krahinën e Kosovës n£ ndihmë të vëilezërve kosovarë. Më 25.11.1944 u rreshtua në D. V S dhe në përbërje të tij vazhdoi luftën kundër ushtrisë naziste gjermane në Sanxhak të Jugosllavisë. Pastaj kjo njësi u fut në radhët e D. VI S të UNÇSH (shih). Gjatë veprimeve luftarake Br. III S kreu rreth 5500 km marshime. Nga radhët e saj ranë 185 dëshmorë, midis të cilëve pionierja Ylbere Bilibashi (shih), Heroinë e Popullit.
(P. Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada Iii Sulmuese E Unçsh